West Ham rikthen interesimin për Lorenzo Pellegrinin, pasi kishte tentuar marrëveshjen me kapitenin e “Giallorosëve” edhe javë më parë.
Pellegrini është ende duke u rikuperuar pas operacionit, gjersa ka një të ardhme gjithnjë e më të pasigurt vetëm disa ditë para mbylljes së merkatos verore, raporton Klankosova.tv.
Bisedimet mund të rifillojnë në orët e fundit tani që raportohet se klubi anglez ka bërë një ofertë të rëndësishme, 5 milionë euro neto në sezon për katër vjet, plus bonuse, sipas ‘Gazzetta.it’.
Pellegrini po e shqyrton ofertën, ndërsa Roma kërkon 10 milionë euro, të gjitha si fitim kapitali meqë ka dalë nga ekipet e moshave, të domosdoshme për bilancin dhe Fair Play Financiar.
Edhe trajneri i Romës, Gianpiero Gasperini e konfirmoi që klubi nuk do t'i rinovojë kontratën kapitenit, dhe se sipas tij Pellegrini ka nevojë për minuta në fushë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.