Roma mundi Fiorentinën me rezultat 2-1 në Artemio Franchi në javën e gjashtë të Serie A, duke konfirmuar pozicionin e parë të tabelës.
Giallorossët mbetën në disavantazh pas më pak se një çerek ore, të ndëshkuar nga një gabim mbrojtës dhe një magji nga Moise Kean, por përmbysën rezultatin brenda pak minutash falë një goditjeje brilante nga Matias Soule dhe një goditjeje me kokë nga Bryan Cristante, transmeton Klankosova.tv.
Përgjigja e Violave ishte "fati i keq" (Kean goditi shtyllën, Piccoli goditi tranzverzalen).
Gasperini vazhdon të ëndërrojë, duke pritur rezultatet e Napolit dhe Milanit, ndërsa Pioli zhytet thellë në zonën e rënies nga kategoria, sepse ende nuk ka shënuar asnjë fitore në kampionat.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.