Roma dhe Atalanta kanë barazuar 1-1, në një ndeshje mjaft të luftuar, rezultat që në fund nuk i shërben asnjërës skuadër në objektivat e sezonit.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Nikola Krstović për 0-1, ndërsa Roma reagoi në fundin e pjesës së parë me Mario Hermoso, i cili barazoi shifrat.
Ndeshja u karakterizua nga raste të shumta në të dyja anët, me të dy skuadrat që kërkuan golin e fitores, por pa arritur ta gjejnë rrugën e rrjetës për herë të dytë.
Ky barazim e lë Romën më larg zonës që dërgon në UEFA Champions League, ndërsa Atalanta humbet terren në garën për një vend në kupat evropiane. Në xhiron e ardhshme, Roma do të udhëtojë për t’u përballur me Bologna, ndërsa Atalanta do të jetë mysafire e Cagliari.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.