Një nga rok bendet më të njohura britanike, Rolling Stones, ka planifikuar që në agjenden e tyre të turneut të radhës të kenë vizitë edhe në qytetin e Anglisë qendrore, Coventry.
Këtë e ka bërë të ditur vet rok bendi legjendar britanik Rolling Stones, ku theksohet se në këtë verë do të performohet në Arenën Ricoh, transmeton Klan Kosova.
Arena Ricoh e cila gjendet në Coventry posedon 32,609 ulëse spektatorësh.
https://www.youtube.com/watch?v=O4irXQhgMqg
Rolling Stones ka të planifikuar edhe koncerte të tjera për muajin maj dhe qershor, dy të cilat do realizohen në Londër e po ashtu të tjerat në Mançester, Edinburg dhe Cardiff.
Ata gjithashtu do të bëjnë ndalesa edhe në Dublin, Berlin, Marsejë, Stuttgart, Pragë dhe Varshavë.
Pjesa e dytë e turneut ''No Filter'' të Rolling Stones, do të argëtojë fansat me hitet si ''Paint It Black'' dhe ''Brown Sugar'' si dhe këngë të tjera të cilat frontmeni Mick Jagger, i ka quajtur surpriza, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=oOBP7QMuHHs
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.