Pas shumë përpjekjeve për të siguruar shërbimet e sulmuesit Alexander Isak, Liverpooli ka në plan të hedh syt tek opsioni B, për pozicionin e sulmuesit. Liverpooli ka gjetur tashmë profilin i cili pritet që të kontaktohet seriozisht në ditët në vazhdim.
Është fjala për Brazilianin, Rodrygo nga radhët e Real Madridit.
Sulmuesi i Los Blancos llogaritet rreth çmimit 100m € me Liverpoolin që është e gatshme të paguaj këtë shumë. Rodrygo u aktivizua mbrëmë në sfidën ndaj Real Oviedos nga fillimi dhe pas zëvendësimit në pjesën e dytë, u kap nga kamerat teksa protestonte ashpër për vendimin e trajnerit për ta larguar.
Kjo pakënaqësi rrit edhe më shumë dyshimet për një largim të mundshëm të tij në këtë merkato./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.