Rodrygo ka nxitur thashethemet se është gati të largohet nga Real Madridi pasi nuk pranoi t'i përgjigjej tifozëve në New York për transferim të mundshëm tek Arsenali, sipas El Chiringuito.
Sulmuesi u pyet nëse do t’i bashkohej Arsenalit dhe ai vendosi të mos thoshte asgjë.
Ndërsa thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë, raportet e mëparshme nga ESPN Brasil pretendojnë se PSG ka kontaktuar me përfaqësuesit e Rodrygos në rast se ai vendos të largohet nga Real Madridi.
Interesi nuk ka shkuar më tej në këtë fazë, por Luis Enrique është një admirues i tij dhe mund ta shtojë atë në një sulm yjesh në Paris. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.