Mesfushori i Manchester City, Rodri Hernandez, mund të vendosë për të ardhmen e tij brenda dy apo tre muajve të ardhshëm.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, lojtari është duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimit të klubit dhe Real Madrid mbetet opsion serioz.
Madrilenët e shohin 29-vjeçarin si zëvendësues ideal në mesfushë pas largimeve të disa veteranëve. Vlera e kartonit të tij mund të jetë rreth 50 milionë euro, ndërsa kontrata me Cityn skadon në vitin 2027.
Vendimi final pritet të merret menjëherë pas këtij sezoni./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.