Ecuria prej 12 fitoresh me radhë e Golden State Warriors është ndërprerë të enjten mbrëma në Oracle Arena, pasi Huston Rockets ia dolën t'i mposhtin pas dy vazhdimeve.
Huston luajtën shkëlqyeshëm në mbrojtje; lojë kjo që kombinuar me presing në cdo pjesë të fushës bëri që Warriors të mos mund të bëjnë punën e tyre.
Përvec fitores së Rockets, ndeshja u karakterizua edhe nga thyerja e rekordit për tentime për tre pikë, pasi deri në fund të saj të dy skuadrat tentuan plot 88 herë që të shënojnë nga distanca.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.