Me datë 25 Shkurt 2023 do të zhvillohet ndeshja e boksierit të njohur Robin Krasniqi në ringun e arenës madhështore "AUDI DOME" në qytetin gjerman, Munich.
Kundërshtari i tij do të jetë numri 1 i Belgjikës, Timur Nikarkhoev.
Së bashku më të në atë mbrëmje do të jenë të pranishëm edhe shumë boksierë siç janë: James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj.
Kjo mbrëmje e madhe e boksit do të organizohet nga sponsori i Robin Krasniqit, Burim Hazrolli, i cili në studio flet më shumë rreth kësaj ndeshje, kurse transmetimi i saj do bëhet nga Klan Kosova dhe Art Motion.
Për më shumë, ndiqeni intervistën më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=JdtgR47jUcg
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.