Al-Sadd, skuadra nga Katari e drejtuar nga trajneri italian Roberto Mancini, ka vënë sytë te sulmuesi shqiptar Cristian Shpendi i cili luan te Cesena në Serie B.
Trajnerit i pëlqen shumë lojtari, i cili po spikat me fanellën bardhezi.
Al-Sadd synon të ndërhyjë në merkato pas dëmtimit të Roberto Firminos, i cili u detyrua të dalë në minutën e 33-të gjatë ndeshjes së AFC Champions League kundër Al-Wahda.
Mbetet për t’u kuptuar realizueshmëria dhe mënyra e operacionit, duke qenë se Shpendi dhe Cesena janë aktualisht në garë për të siguruar ngjitjen në Serie A.
Cesena ndodhet në vendin e katërt në kategorinë e dytë të futbollit italian pas 17 xhirove, me Shpendin që ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 2 asistime.
22 vjeçari debutoi me fanellën e kombëtares në miqësoren e fituar 0-1 ndaj Gjibraltarit në shtator.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.