Lajmet e fundit

Roberto De Zerbi do të largohet nga Brighton & Hove Albion në fund të sezonit, ka konfirmuar klubi.
Ai do të largohet nga klubi pas ndeshjes së fundit të sezonit kundër Manchester United të dielën.
De Zerbi iu bashkua Brightonit në shtator 2022 pasi Graham Potter u largua për në Chelsea.
Spekulimet për të ardhmen e tij kanë vazhduar për muaj të tërë dhe ai aktualisht shihet si një pretendent për pozitën e trajnerit të Bayern Munich.
Ndërkohë, De Zerbi theksoi se është i trishtuar me largimin.
“Jam shumë i trishtuar që po largohem nga Brighton, por jam shumë krenar për atë që lojtarët dhe stafi im kanë arritur me mbështetjen e të gjithëve në klub dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm në dy sezonet e fundit historike", u shpreh De Zerbi.
“Ne kemi rënë dakord të përfundojmë kohën time në Brighton në mënyrë që klubi dhe unë të vazhdojmë të punojmë në mënyrën që i përshtatet secilit prej nesh, duke ndjekur idetë dhe vizionet tona, si dhe punën dhe vlerat tona njerëzore".