Federata e Futbollit të Kosovës, e ka zgjedhur Robert Schroder si gjyqtar kryesor të finales së Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit, që do të zhvillohet nesër më 22 maj, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin "Fadil Vokrri".
Kjo përballje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat pasi fituesi i Kupës së Kosovës siguron edhe kualifikimin në garat evropiane, përkatësisht në kualifikueset e Ligës së Evropës, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë se gjyqtari do të jetë gjerman, Klan Kosova ka raportuar qysh para 11 ditësh, më 10 maj.
Duket se rëndësia e ndeshjes ka bërë që FFK të zgjedh një gjyqtar të huaj për ta ndarë drejtësinë në këtë përballje, e cila pritet të jetë shumë e luftuar dhe e zjarrtë.
Gjyqtari nga Gjermania, Robert Schroder, së bashku me pesë gjyqtarët tjerë gjermanë që do të ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës.
Schroder është një emër relativisht i njohur i gjykimit pasi ka ndarë drejtësinë në 13 ndeshje ndërkombëtare gjatë karrierës së tij, teksa këtë edicion ka referuar edhe katër ndeshje në Bundesligë.
Ndryshe, një gjë të tillë e ka bërë ditë më parë edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila për finalen e “Final Four” kishte vendosur që drejtësinë në fushë t’ia besojë një gjyqtari të huaj.
Takimin mes Egnatias dhe Vllaznisë e gjykoi gjyqtari i njohur polak, Szymon Marciniak.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.