Lajmet e fundit

Në konferencën e organizuar rreth detajeve për ditën e shënjterimit të “Nënës Terezë” në katedralen me po këtë emër në kryeqytet, producentja Diana Toska ka treguar për emrat e artistëve shqiptar të cilët do të performojnë në koncertin e 3 shtatorit në Vatikan.
Toska ka thënë se artistët të cilët kanë pranuar pa hezitim të jenë pjesë e këtij koncerti janë: Rita Ora, Inva Mula dhe Ermonela Jaho.
Ajo ka thënë se ardhja e tyre do t’i nderojë të gjithë, njofton Klan Kosova.
“Me ardhjen e tyre do të na nderoj ne dhe veprën e jetës së Nënës Terezë. Janë këta solistë të cilët janë nder i kombit tonë të cilët kanë pranuar të jenë në koncert pa honorare”, ka thënë pos tjerash Toska.
Kurse ish kapeteni i kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana do ta recitojë poezinë “Dua të kthehem në Shqipër”.