Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka sjellë një risi të madhe për sportin në vend, duke nisur zyrtarisht shitjen online të biletave për ndeshjet e basketbollit.
Përmes lansimit të platformës KickTick, tifozët tashmë mund të sigurojnë biletat e tyre në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, pa pasur nevojë të presin në radhë apo të vizitojnë pika fizike. Ky hap vjen në kuadër të strategjisë “Basketbolli 3.0”, që synon modernizimin e sportit dhe përmirësimin e përvojës për adhuruesit e basketbollit.
Platforma e re pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e pjesëmarrjes në ndeshje, duke ofruar transparencë më të madhe dhe një menaxhim më efikas të biletave. Me vetëm disa klikime, tifozët mund të zgjedhin ulësen, të plotësojnë të dhënat dhe të përfundojnë pagesën, ndërsa bileta me QR Code u dërgohet menjëherë në email.
Ndërkohë, tashmë është aktiv edhe linku për blerjen e biletave për ndeshjen e parë të “Play-Off”-it mes Golden Eagle Ylli dhe Pejës:
https://www.kick-tick.com/event/kb-golden-eagle-ylli-vs-kb-peja/
Si të blini biletat:
- Klikoni linkun e ndeshjes
- Zgjidhni ulësen tuaj
- Vendosni të dhënat personale
- Përfundoni pagesën
Pas blerjes, bileta do t’ju dërgohet në email me QR Code, të cilin mjafton ta paraqisni në hyrje të palestrës ditën e ndeshjes.
Për këtë sfidë, do të jenë të hapura këto sektorë:
- Sektori A1 – hyrja nga shkolla
- Sektori B1 – hyrja nga fusha e tenisit. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.