Bayern Munchen ka fituar në mënyrë dramatike 2-3 ndaj Freiburgut këtë fundjavë në Bundesligë.
Freiburgu fitoi kapital me të filluar pjesa e dytë kur në minutën e 46-të shënoi Johan Manzambe, teksa Lucas Holer dyfishoi atë në minutën e 71-të.
Por…pas minutës së 80-të filloi përmbysja epike nga liderët e Bundesligës.
Filizi Tom Bischof barazoi me dy golat e tij në minutat 81’ dhe 90+2, ndërkaq filizi tjetër Lennart Karl solli fitoren e bavarezëve me golin e tij në minutën e 99-të.
Kështu, Bayerni numëron 73 pikë në vendin e parë, 12 më shumë se Borussia Dortmundi që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Freiburgu është i teti me 37 pikë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.