Triumfuesja e festivalit PriFilm Festival, Rina Krasniqi, këtë të enjte ishte e ftuar në emisionin “Pa emër” për të treguar rreth suksesit të saj me filmin “Virgjëresha”.
Aktorja bëri të ditur se rrugëtimi i parë botëror i filmit ka qenë në Warshaw Film Festival të Polonisë, njofton Klan Kosova.
“Festivali i parë ku e kemi pas premierën botërore ka qenë Warshaw Film Festival, që është festival i kategorisë A, përndryshe njëjtë si festivali Berlinale, Cannes edhe gjithmonë është tendenca që ti me e pas filmin tënd që ka premier në festival të kategorisë A.”
Krasniqi shton më tej se filmi i saj ka fituar dy prej çmimeve shumë të rëndësishme në festivale elitare ndërkombëtare si Sundance, Berlinale, Cannes.
“Ne në atë festivalin elitar i kemi fituar dy prej çmimeve shumë të rëndësishme dhe pastaj ajo është një hapje e rrugës për filmin që në secilin festival tjetër që shkon internacional, me pas një rrugëtim shumë pozitiv, të cilin e kemi pas”.
https://www.youtube.com/watch?v=AWRAvNA5QKA
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.