Kohëve të fundit roku duket ta ketë përjetuar një rilindje apo rimishërim në një formë të veçantë.
Ai po njeh prezencë rishtaz në internet falë një bendi mongol, The HU, që ka marrë famë ndërkombëtare me dy videot e tyre të para, “Totemi i Ujkut” dhe “Sa Çudi, Sa Çudi” që bashkë kanë mbledhur më shumë se 45 milionë vizitorë në YouTube.
Ndërkaq, albumi i tyre debutues, “Geregu”, zuri pozitën numër një 1 në Top Artistët e Rinj të Billboard. Ndërsa, në Mbretërinë e Bashkuar është renditur në pozitën e dytë në toplistën rok dhe metal.
Bendi ishte formuar më 2016, mirëpo anëtarët e tij – Enkush (Enkhsaikhan Batjargal), Jaya (Nyamjantsan Galsanjamts) and Temka (Temuulen Naranbaatar) - kanë një jetë të tërë që luajnë instrumente dhe ndjekin rituale të këndimit me fyt.
https://www.youtube.com/watch?v=v4xZUr0BEfE
Ata ishin trajnuar në Shkollën Shtetërore Mongole të Muzikës dhe Vallëzimit në kryeqytetin e Mongolisë, Ulaanbaatar. Aty kishin absorbuar një llojllojshmëri të gjerë muzikore, shkruan The Guardian.
“Gjithçka nga muzika klasike perëndimore te xhezi te roku, sigurisht, shumë muzikë tradicionale mongole”, ka thënë vokalisti i bendit, Tsendbaatar apo siç njihet me nofkën Gala.
“Muzika jonë është një përzierje e Lindjes dhe Perëndimit, e re dhe e vjetër”, ka shtuar ai.
“Po e ndërtojmë një histori dhe një tingull që ka qenë prezent për mijëra vjet”.
Ndonëse tematikat mongole janë më të pranishme në tekstet e tyre, ata po ashtu janë frymëzuar edhe nga bendet e famshme amerikane dhe evropiane si System of a Down, Rammstein dhe Metallica.
The HU aktualisht gjenden në turne në Amerikë ku i kanë shitur më shumë se gjysmën e biletave, ndërkaq në Evropë do të vijnë në fund të vitit.
https://www.youtube.com/watch?v=jM8dCGIm6yc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.