Përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqje nga postet e tyre dhe disa mijëra njerëz dolën në rrugë kundër gjobave të vendosura nga kosovarët për ata që ende përdorin targa të lëshuara nga Serbia.
''Lufta e targave'' shpërtheu në Kosovë si pretekst për rikthimin në qarkullim të ambicieve politike, njëzet e tre vjet pas konfliktit që i lejoi popullatës shqiptare të fitonte pavarësinë.
Çështja e targave nënkupton unifikimin e organizimit të shtetit, gjë që minoriteti serb e refuzon.
Përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre dhe disa mijëra njerëz dolën në rrugë. Policët kanë hequr uniformat e Kosovës në shenjë proteste. Por automjetet me targa të Serbisë konsiderohen të paligjshme nga autoritetet kosovare.
Çështja është një thirrje zgjimi. Kosova është paradigma e një diatribe në të cilën të drejtat dhe aspiratat e popujve dhe pakicave bien ndesh me sovranitetin e shteteve. Kosova ishte provincë e Serbisë dhe e drejta e shkëputjes u konfirmua me bombardimet e NATO-s, pa pasur zë OKB-ja, e paralizuar nga vetoja e kryqëzuar. Që atëherë, serbët e dikurshëm dominues janë bërë pakicë, e kufizuar në veri të Kosovës.
Është logjike që Rusia dhe Kina, aleate të Serbisë dhe të interesuara për të ardhmen e Ballkanit, do të merrnin mbrojtjen e Beogradit. Kosova u bë kështu alibi për politikat e Putinit në Krime dhe Donbas.
Ndërkohë, Beogradi kultivon aspirata për integrim evropian, por nuk mund të braktisë pakicat serbe për të ringjallur nacionalizmin e brendshëm.
Se sa e mprehtë është çështja e Kosovës, mund të kuptohet duke numëruar ata që ende nuk e njohin shtetin e ri, me supozimin se shembulli i Prishtinës mund të lindë ose të ringjallë ambicie secesioniste. Mes tyre spikat Spanja.
Anëtarësimi në BE do të ndihmonte në konsolidimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen e të drejtave dhe avancimin e sundimit të ligjit në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Por lufta në Ukrainë ka prishur planet dhe prioritetet. Dhe Putini fryn zjarrin.
Shkruar për Corriere Della Serra nga Massimo Nava, një gazetar dhe shkrimtar italian.
klankosova.tv.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kolumne dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.