Superliga e Kosovës rikthehet sot (e shtunë) me ndeshje të xhiros së 27-të pas një pushimi të shkurtër.
Sipas kalendarit të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, sot do të luhen tre ndeshje, transmeton Klankosova.tv
Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme do të zhvillohen në ora 15:00 dhe do të transmetohen ekskluzivisht në platformën Artmotion.
Llapi do të pres Ferizajn në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeve, ndërsa Dukagjini do të jetë mysafire e FC Ballkanit në Suharekë, kurse Prishtina e Re do të jetë nikoqire e Gjilanit në stadiumin e tyre ne Hajvali.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.