Lajmet e fundit

Pos tjerash, ministria ka lutur të gjithë ngasësit që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.“Këto probleme përsëriten sa herë që ka reshje të mëdha, për shkak të mungesës së një sistemi adekuat për largimin e ujërave atmosferike. Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit tashmë është duke hartuar projektin për rehabilitimin e segmentit Ferizaj - Kllokot që kalon nëpër Sojevë, ku do të përfshihet edhe ndërtimi i sistemit të kanalizimit atmosferik, me qëllim të zgjidhjes së përhershme të këtij problemi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.