Filmi kult komik i viteve 90-ta “Ace Ventura: Pet Detective” raportohet se është në planet e producentëve për një ribërje të tij.
Ky film i vitit 1994, në të cilin Jim Carrey luan rolin e detektivit heroik, besohet se ia kishte ngritur karrierën kanadezit dhe konsiderohet ndër komeditë kryesore të Hollivudit në dy dekada.
Tani, Deadline raporton se rikthimi i Ace Ventura-s po konsiderohet nga Morgan Creek Entertainment Group që është pronë e pronarëve të franshizës.
https://www.youtube.com/watch?v=YG28rBUkgf8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.