Lajmet e fundit

Shumica nga ju me siguri e mbani mend filmin e Disney të vitit 1961 “101 Dalmatët”.
E nëse e keni parë, atëherë i’u kujohet skena kur Roger dhe Anita takohen e kjo krejt ndodh prej qenve të tyre, transmeton Klan Kosova.
Një çift kreativ nga Illinois janë të fasionuar nga historia e dashurisë së këtij çifti të animuar.
Kështu që ata vendosën që ta rikrijojnë takim e Roger dhe Anitës, duke bërë fotografi njësoj sikurse në skenat e 101 dalmatëve.
Tony Collier dhe Corinne Jones u takuan në vitin 2009 teksa po studionin në Universitetin e Illinois, dhe pas diplomimit të dy kanë punuar në Walt Disney World.
Corinne është një fanse e çmendur e 101 dalmatëve, kështu që i kërkoi fotografes Melissa Biggerstaff që në fotografitë e fejesës gjithsesi të përfshihen edhe skenat nga filmi i saj i preferuar.
Më poshtë mund ta shikoni rikrijimin e historisë së 101 dalmatëve.