Skuadra nga qyteti i vogël i Klinës, Dukagjini, nuk ka arritur rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës në “Fadil Vokrri”, pasi është mposhtur me rezultat 1-0 nga kroatët e Rijekës.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë, më saktësisht në minutën e 30-të nga Niko Jankoviq.
30 minutat e fundit të ndeshjes, Dukagjini i zhvilloi me një lojtar më pak pasi Altin Merlaku u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Ndërsa në minutat e fundit, me karton të kuq u largua edhe trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku.
Më 3 gusht, Dukagjini udhëton në Rijekë për të zhvilluar ndeshjen e kthimit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.