Frontmeni i bendit amerikan, KISS, Paul Stanley, ka thënë se e konsideron të pamundur që të bashkohet katërshja origjinale e këtij bendi.
Stanley këto komente i ka bërë në një intervistë në Jim & Sam Show për SiriusXM kur ishte pyetur se pse fansat ishin të obsesionuar me idenë e ribashkimit të katërshes origjinale.
“Paj, katërshja origjinale. Ne ishim ata që e filluam dhe krijuam këtë model të cilit i rrimë karshi edhe sot. Mendoj që ku gabojnë njerëzit është kur mendojnë që gjërat mbesin të pakohë dhe se koha s’e bën të veten”.
“Mendoj që njerëzit ende dëshirojnë diçka për të cilën do të them se është ‘jopraktike’. Do të thosha 'e pamundur”.
https://www.youtube.com/watch?v=ZhIsAZO5gl0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.