Milani po kërkon të përfitojë nga miqësia e ngushtë midis mesfushorëve të ekipit kombëtar kroat për të forcuar skuadrën e tyre.
Sipas Milanliveit, drejtuesit e klubit po mbështeten te Luka Modriq për të bindur Mateo Kovaçiqin të largohet nga Manchester City dhe të kalojë te Milani, transmeton Klankosova.tv
Kovaçiq, i cili më parë ka luajtur në Serie A për Interin, mund të marrë në konsideratë një rikthim në Itali nëse projekti i Milanit duket mjaftueshëm ambicioz.
Klubi e sheh mesfushorin si përforcim perfekt për qendrën e fushës përpara sezoneve të ardhshme.
Këtë sezon, kroati është paraqitur vetëm në dy ndeshje për “Citizens” në të gjitha garat, pasi pësoi një dëmtim në fund të sezonit të kaluar. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.