Rey Manaj ka pësuar një dëmtim te skuadra turke Sivasspor. Sulmuesi 29 vjeçar u detyrua ta lë fushën pas vetëm 7 minutash në ndeshjen e fundjavës në Ligën e Parë të Turqisë ndaj Ümraniyesporit.
"Pas kontrollit me rezonancë magnetike (MR), është konstatuar se:
Ka çarje të tendinës brenda muskulit në pjesën e pasme të kofshës së majtë, si dhe gjakderdhje në atë zonë", shkruhet në komunikatën e klubit.
Pra, bëhet fjalë për një dëmtim në muskujt e pasëm të kofshës (hamstring), që zakonisht kërkon disa javë rikuperim.
Është ky një lajm shumë i keq për Shqipërinë në prag të ndeshjes së playoff-it ndaj Polonisë më 26 mars.
Manaj u kthye te Sivasspori në afatin kalimtar të janarit, pas gjysmë sezoni të kaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe te skuadra Al Sharjah.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.