Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi ka përkujtuar Masakren e Poklekut të Çikatovës së Drenasit.
Përmes llogarisë së tij në Facebook ai ka ndarë momente nga përkujtimi i të rënëve në Poklek të Çikatovë së Drenasit teksa shihet që nderimin e ka bërë edhe në emer të Lëvizjes Vetëvendosje me lule në dorë dhe me mbishkrimin “Vetëvendosje”.
“Poklek, Çikatovë, 17 Prill 2017. Në përkujtim të të rënëve në Poklek e Çikatovë të Drenasit”, ka shkruar Selimi.
Masakra e Poklekut të Vjetër të Komunës së Drenasit ndodhi më 17 prill 1999, ku forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 53 persona, shumica e të cilëve ishin gra, pleq dhe fëmijë.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haliti
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.