Lajmet e fundit

Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Darmstadt, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 34-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Ian Matsen, në minutën e 30', pas një asistimi nga Marco Reus.
Reus tetë minuta më vonë e gjeti golin, pas një goditje të bukur. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Julian Brandt e trefishoi epërsinë e Bletëve me një gol në minutën e 72', ndërsa Donyell Malen me një gol në minutën e 88' e vulosi fitoren.
Dortmundi e përfundon sezonin në vendin e pestë me 63 pikë, teksa Darmstadt në pozitën e fundit me 17 sosh.