29.07.2015 · përditësuar para 3998 dite1 min lexim
Aftësi të madhe për të qenë pjesëtar i jetës në oqean ka një restaurant i quajtur ‘’Subsix’’.
Restauranti i tillë gjendet në Maldive, dhe është një vendpushim nënujor, ku musafirët mund të hanë drekë në praninë e peshqve të cilët janë në thellësi prej 6 metrash nën vijën e ujit.
Dicka më të rëndësishme këtë restaurant e bënë edhe renovimi i fundit i këtij lokali nënujor, duke u shndërruar në një klub nate, në të cilin klientët mund të argëtohen pa fund.
Restauranti nënujorë, ‘’Subsix’’ përmbanë shkallë tri-shtresore, dhe dekorimi i tij i fundit vie nga frymëzimi i koraleve ujore, dhe natyrës që gjendet posht ujërave.
Këto dekore të kujtojnë valët e një oqeani, që pastaj qëndra e dhomës përfshinë një tekstil me fije qelqi, që të përcjellë disponimin përmes ndriçimit të tyre gjatë ditës.
Ndriçimi ndryshon gjithmonë gjatë ditës, në mëngjes është e bardhë pak më e ndezur, pastaj livando gjatë darkës dhe në mbrëmje çdo gjë merr ngjyrën blu, përcjellë Klan Kosova.
Ky restaurant i magjishëm u jep mundësinë klientëve përmes dritareve prej qelqi, të vëzhgojnë mbi 90 lloje koralesh uji, ngjala të ndryshme, grupe peshqish dhe flutura deti të cilët i bëjnë vizitorët të përjetojnë një eksperiencë të paharrueshme, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.