Edicioni i 2-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “RESPOETICA”, nis sot dhe zgjat deri më 21 shtator 2025 në Prizren, që do të përfshijë shumë aktivitete letrare, performancë dhe ekspozitë.
Në këtë edicion të dytë, temë qendrore është nderimi i figurës së shquar të Martin Camajt, me dedikim për 100 vjetorin e tij.
Ceremonia e hapjes së festivalit fillon sonte nga ora 19:00 në Kino Evropa, me performancë muzikore dhe mbrëmje poetike.
Ditën e dytë do të mbahen aktivitete të ndryshme, ku prej orës 10:30 e deri në ora 21:00 do të organizohet promovim libri, dokumentar filmi, performancë baleti, lexim të poezive, si dhe ndarja e çmimit të festivalit.
Dita e tretë përfshin tryezë diskutimi për 100 vjetorin e Martin Camaj, ekspozita “100 vjet Martin”, dhe vendosja e pllakës së nderit për Martin Camaj.
Ky festival ofron një mundësi të shkëlqyeshme për të mbledh poetë, shkrimtarë, artistë, studiues dhe dashamirë të poezisë nga mbarë bota, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e ideve dhe për të nda bashkë pasionin për artin e fjalës.
Ngjarjet si panel diskutimi, promovime, interpretime, ekspozita, ndarje çmimi dhe kombinimi i poezisë me balet, i japin mundësi poezisë për të reflektuar mbi ndikimin në shoqëri si dhe vlerësimin e poetëve dhe shkrimtarëve që kanë kontribuar në pasurimin e saj. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.