Anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Matt Gaetz, po hetohet nga Departamenti i Drejtësisë për trafikim seksual.
Gaetz supozohet se mburrej para ligjvënësve të tjerë duke iu treguar fotografi nudo të grave me të cilat thoshte se kishte fjetur, sipas një burimi të CNN-it – madje thuhet se një gjë të tillë e kishte bërë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Burimet pohojnë që Gaetz ua shfaqte fotografitë e grave në telefoni ne tij dhe fliste për seksin që kishte bërë me to.
Në një nga videot një grua shihej me rreth loje, sipas një burimi.
“Ishte pikë krenarie”, një nga burimet i tha CNN-it.
Gaetz po ashtu po hetohet nëse është përfshirë në një lidhje me një grua kur ajo kishte që vetëm 17 vjeç, dhe nëse përfshirja e tij me vajza të reja ka thyer ligjet federale për trafikim seksual dhe prostitucion.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.