Juniorët e Kosovës nuk kanë arritur të marrin rezultat pozitiv nga ndeshja kundër Austrisë.
Ky duel i vlefshëm për kualifikimet e kampionatit evropian U-19, i takoi i tëri mysafirëve, të cilët golin e epërsisë e gjetën që në minutën e nëntë, raporton Klankosova.tv.
18 vjeçari Phillip Verhounig i cili shënoi në pjesën e parë, e dyfishoi avantazhin edhe 20 minuta pasi nisi fraksioni i dytë.
Golin e 'nokautit', të rinjët kosovarë e pësuan në minutën e 73-të, kur Leon Grgic e dërgoi topin në rrjetë, para se zëvendësuesi i tij, Oghenetejiri Adejenughure, ta realizoj të katërtin, 600 sekonda para përfundimit të kohës së rregullt/
Kjo ishte ndeshja e parë për "Dardanët" në kuadër të Grupit 10, ku pos kundërshtarit të sotëm, do të përballen edhe me Spanjën dhe Ishujt Faroe, njofton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2424351" align="alignnone" width="1218"]

Kosova U-19 0-4 Austria U-19[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.