Lajmet e fundit

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, dhe Lille, Edon Zhegrova vjen me një rrëfim që nuk është parë më herët.
Reportazhi që është bërë enkas për të dhe gjithë karrierën që ka zhvilluar deri më tani mund ta shihni sonte në Sports Shoë në Klan Kosova, duke nisur nga ora 21:30.
Në këtë reportazh mund të shihni pamje ekskluzive nga ndeshja e fundit që ai zhvilloi ndaj Juventusit, i cili ndër më të mirët në fushë.
Ndonëse nuk do të mungojnë pamjet që nuk janë parë më herët edhe nga qendra stërvitore e Lille, ku Edoni çdo ditë stërvitet.
Në këtë reportazh do të jenë edhe prindërit e tij, të cilët ishin mbështetja kryesore në karrierë.
Për më shumë ndiqeni sonte Sports Show, në Klan Kosova duke filluar nga ora 21:30.
Mos e humbisni!