Lajmet e fundit

Ditët e para të shtatzënisë janë të ndryshme nga një grua në tjetrën. Disa gra janë më të ndjeshme, menjëherë fillojnë të nuhasin aromat, kanë pak marramendje e shumë simptoma të tjera.
Por, mungesa e ciklit menstrual është një nga shenjat kryesore të fillimit të shtatzënisë. Kështu që sapo të vërehet kjo rekomandohet të shkohet për kontrollë gjinekologjike.
Sipas doktoreshës Edibe Hoda – Borovci nga Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”, janë analizat fillimisht dhe eko e parë që duhet menjëherë të bëhen në mënyrë që gjithçka të jenë nën kontroll.
Sipas dr. Hoda – Borovci, siaps standardit duhet bërë të gjitha analizat e nevojshme të shtatzënisë, si dhe është shumë e rëndësishme të dihet grupi i gjakut që në fillimin e shtatzënisë, i cili duhet të caktohet nga Transfuzioni i Gjakut në Prishtinë, për të cilën në rastet kur kemi të bëjmë me gjak RH negativ të gruas shkohet me procedurë të veçant të përcjelles së shtatzënisë në krahasim me RH pozitiv. Analizë tjetër e rëndësishme është ta dijmë hemogramin, ku identifikojmë mos po hyjmë në ndonjë anemi paraprake që mund ta shoqëroj shtatzëninë, gjithashtu analizat e urines dhe urinokulturës janë të nevojme për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë infeksion të cilat janë të shpeshta në shtatzëni. Gjithashtu një test tjetër që është shumë i rëndësishëm e që njihet në mjeksi me emrin Torch, kërkohet nga gjinekologu për arsye të verifikimit rreth infeksioneve virale të cilat mund të transmetohen te fryti.
Por nuk duhet të ndaleni me kaq, është ushqimi ai që duhet t’i kushtohet rëndësi të veçantë jo vetëm gjatë muajve të parë por gjatë gjithe gjithe procesit të shtatzënisë. Kërkimet shkencore tregojnë se të ushqyerit e nënës, ndikon thellësisht në rritjen dhe zhvillimin e fetusit (embrionit). Sipas rekomandimeve të doktorëshës, është shumë e rëndësishme që gruaja shtatzënë të ushqehët më shumë me proteina dhe më pak karbohidrate. Gjithashtu, gjatë gjithë shtatzënisë Acidi Folik është shumë I rëndësishëm që të përdoret, shtoj dr. Hoda – Borovci.
Ndryshimet fizike, hormonale dhe emocionale janë pjesë e rrugëtimit gjate shtatzënisë. Jo të gjitha mund t’i kenë këto ndryshime por gjithsesi janë të theksuara te një numër i madh i grave.
Ndër tjera është dukja, konkretisht përkujdesja ndaj lëkurës që pothuajse të gjitha gratë dëshirojnë ti kushtojnë rëndësi në mënyrë që të duken bukur. E për të pasur një lëkurë të përkryer e të mos dëmtohet fryti, patjetër duhet kujdes i veçantë.
Sa i përket përkujdesit të lëkurës gjatë muajve të shtatzënisë, dermatologia Nexhmije Kusari nga Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”, shpjegon se lëkura është organ i
gjallë që duhet të pasur kujdes për produktet kosmetole që do t’i vendosni gjate shtatzënisë. ‘Kremërat e anti plakjes duhet të evitohen nga përdorimi sepse mund të dëmtojnë frytin. Po ashtu duhet evituar edhe përdorimi i parfumeve me mbishkrimin parfum ose flagrance, ngase në organizëm ndikojnë si hormone dhe vjen deri të dëmtimi i frytit’ ka deklaruar dr. Kusari.
Për fund, sipas dr. Hoda – Borovci, ambienti familjar dhe përditshmëria e jetësës gjatë procesit të shtatzënisë te një grua, luan një rol të rëndësishëm në një shtatzëni të suksesshme.