Sezonin e ri 2022/23 në NBA, Los Angeles Lakers e nisi me humbje.
“Angels” pësuan disfatë nga kampioni aktual i NBA, Golden State Warriors, me rezultat final, 123-109.
Pavarësisht humbjes, Lebron James dhuroi paraqitje fantastike në “Chase Center” të San Franciscos, duke i arritur shifrat magjike double – double, 31 pikë, 14 kërcime dhe 8 asistime.
Aktualisht, “King James” ka shënuar gjithsej 37093 pikë në 1367 ndeshje te zhvilluara.
Para tij është vetëm Kareem Abdul-Jabbar me 1294 pikë më shumë të realizuara se ylli i La Lakers.
Nëse James vazhdon me efikasitetin e njëjtë, atëherë në prill të vitit 2023 ai pritet të jetë koshashënuesi më i mirë në histori të NBA.
Përveç kësaj, 37-vjeçari pritet të thyejë edhe një tjetër rekord, por me ndihmën e djalit të tij, Bronny James. Ky i fundit në edicionin 2023/24, pritet të draftohet në NBA.
Nëse ndodh kjo, atëherë Lebron James do të jetë basketbollisti i vetëm në histori të garës së famshme në basketboll që do të luajë në një skuadër me djalin e tij. Bronny James po shkon në hapat e babait të tij.
Më poshtë klikoni dhe mund ta shihni një ngulitje “monstruoze” në stilin e “King James”. /Klankosova.tv/
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.