Filmi ''Unwanted'' (T’padashtun) me regji të shqiptarit Edon Rizvanollit, merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary në Çeki.
''Unwanted'' vjen si premier botërore me periudhë kohore të transmetimit për 85 minutash, përcjellë Klan Kosova.
Pjesë e këtij filmi është Albani i cili jeton në Amsterdam bashkë me nënën e tij Zanën, të cilët u larguan nga Kosova gjatë luftës në Ballkan.
Kur ai fillon të dal me Anën e ndjehsme, asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë ide se padrejtësitë dhe hijet e pazgjidhura nga e kaluara do të dalin në sipërfaqe. Ky debutim i matur nga një regjisor kosovar, kujton se sa e vështirë mund të jetë falja dhe pajtimi, përcjellë Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.