Filmi “Red Day” e mori çmimin e kinematografisë më të mirë në “Pri Fest”.
Besim Ugzmajli, regjisor i filmit tregoi arsyet pse ky film mori këtë çmim, transmeton Klankosova.tv.
“Fedbacki është shumë i mirë, shumica absolute e komenteve ishin shumë të mira, kjo është meritë e punës së krejt ekipit”, theksoi Ugzamajli.
“Për audiencën që veç sa e ka pa filmin, ndoshta arsyeja që e ka fituar këtë çmim, është për 15 minuta kamera nuk ndalet asnjëherë, nuk ka montazh, ka numër të madh të aktorëve, për faktin që kalon në shumë ambiente, ambiente të jashtme dhe të brendshme, dhe për ata që janë ekspertë të fotografisë, e dinë sa është e vështirë ta ruash të njëjtin kapacitet të dritës, në ndryshim të ambienteve brenda dhe jashtë, filmi krijon përshtypjen që po fillon ditën, kur kamera del jashtë bëhet natë, ta jep përshtypjen se është bërë natë brenda 15 minutave, kjo mendoj se është njëra prej arsyeve që e ka fituar këtë çmim”, ka thënë Ugzmajli.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.