Eberechi Eze kishte parashikuar se do të arrinte majat në një postim mahnitës në Twitter 10 vite më parë.
Reprezentuesi i Anglisë është në prag të një transferimi prej rreth 78 milionë eurosh te Arsenali nga Crystal Palace
“The Gunners” i rrëmbyen Tottenhamit në mënyrë dramatike marrëveshjen për Ezen, të mërkurën në mbrëmje, pasi rivalët e tyre jetësorë menduan se e kishin siguruar transferimin, transmeton Klankosova.tv.
Dhe një tweet i pabesueshëm nga Eze është bërë viral tani në rrjetet sociale, të cilin e kishte postuar në prill 2015.
Eze e shkroi këtë mesazh kur iu shkëput kontrata nga Millwall në moshën 16 vjeçare, pasi më parë ishte lënë i lirë edhe nga vetë Arsenali si adoleshent.
Ai shkroi: “Betohem se do të ia dal, dhe kur të ia arrij, ata do ta shfaqin këtë tweet, haha”.
Edhe tifozët shpejt e lavdëruan Ezen pasi profecia e tij u realizua.
Një fans shkroi: “Besoni te vetja”. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
B
SHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.