Kur nuses Jo Du nga Kanadaja iu prish zinxhiri i fustanit të saj të nusërisë, ajo ndodhej vetëm pak orë para fillimit të ceremonisë martesore dhe asnjë rrobaqepës nuk po punonte të dielën, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo fotografi i dasmës Lindsay Coulter i sugjeroi njërës prej shoqërueseve të nuses që të shkonte te fqinjët e të kërkonte ndihmë për ta rregulluar fustanin.
Ajo që askush nuk e priste, është se fqinja e nuses në Ontario, kishte strehuar një familje nga Siria, dhe kryefamiljari ishte një rrobaqepës që kishte rregulluar e qepur rroba për 28 vjet në Aleppo.
Ibrahim Halil Dudu, djali i tij dhe fqinji David Hobson, kishin shkuar te shtëpia e nuses me një set penjsh e gjilpërash.
Familja siriane kishte arritur në Kanada vetëm kara ditë para se të zhvillohej kjo dasmë, dhe për të komunikuar me nusen e përdorën Google Translate.
Siriani ia ka rregulluar asaj fustanin dhe kështu ia ka shpëtuar ditën e dasmës.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.