Sot është prezantuar programi i edicionit të 17-të të festivalit DOKUFEST, i cili do të mbahet nga 3-11 gusht 2018 në Prizren, njofton Klan Kosova.
Organizatorët e festivalit Nita Deda, Veton Nurkollari, Eroll Bilibani dhe Samir Karahoda prezantuan temën e sivjetme, që është “Reflektimi”.
Ata bënë të ditur se tema do të hulumtohet përmes kampanjës së festivalit si dhe përmes një kombinimi të programit të filamve, ekspozitave digjitale, bisedave me artistë, punëtorive dhe performancave muzikore.
Ky edicion ka një laramani të gjerë të paneleve, të cilat do të eksplorojnë në thellësi temën e reflektimit. Përmes tyre, do të reflektohet mbi të kaluarën e Kosovës dhe rajonit, por edhe mbi të ardhmen e filmit në Kosovë me anë të industri-eventeve të Kosovës Kreative.
Gjithashtu, ky edicion ka edhe një program shumë special për DokuKids, me filma dhe punëtori, klasa vallëzimi dhe lojëra.
As programi muzikor nuk do të mungojë sivjet, me një listë të gjerë artistësh dhe performancave speciale.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.