Mbrojtësi i krahut të djathtë të Chelseat, Reece James, ka vazhduar kontratën me klubin londinez deri në vitin 2032.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, duke siguruar kështu që një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës do të mbetet pjesë e projektit për shumë vite të tjera.
James, i cili është edhe kapiten i Chelseat, konsiderohet si një nga lojtarët kyç të ekipit dhe një nga mbrojtësit më cilësorë në Premier League.
Pavarësisht problemeve të shpeshta me lëndimet në sezonet e fundit, klubi vazhdon të ketë besim të madh te 24-vjeçari.
Futbollisti anglez është produkt i akademisë së Chelseat dhe prej debutimit me ekipin e parë është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës londineze. Me këtë rinovim, Chelsea synon të ruajë stabilitetin në ekip dhe të ndërtojë të ardhmen rreth lojtarëve të rinj dhe të talentuar si James.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.