28.10.2015 · përditësuar para 3906 dite1 min lexim
Pesë shokë nga Santa Barbara, Kalifornia, së bashku kanë shkuar për pushime çdo pesë vjet.
Por edhe pse vitet iknin, ata shkonin në të njëjtin vend dhe bënin të njëjtën fotografi që prej vitit 1982, transmeton Klan Kosova.
Këtë gjë e kishin filluar si adoleshent pikërisht në vitin 1982, kur ishin vetëm 19 vjeçar.
Ata ripërsëritnin të njëjtën pozitë çdo pesë vjet dhe në vitin 2012 në moshën 48 vjecare ata realizuan fotografinë e shtatë me radhë.
Ata për 30 vjet me radhë vizituan të njëjtin liqen, qëndruan në të njëjtën villë, u ulën në të njëjtën ulëse dhe për më tepër bënin të njëjtën shprehje të fytyrës.
Më poshtë mund t’i shikoni shtatë fotografi të realizuara për 30 vjet, ku të japin përshtypjen sikurse koha për këta miq nuk ka ecur.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.