Lajmet e fundit

Instalacioni i quajtur ''Carne y Arena'', është i bazuar në ngjarje të vërteta që kanë të bëjnë me emigrantët.
Lidhur me këtë vepër regjisori Inarritu ka thënë se ka takuar dhe intervistuar refugjatë meksikanë dhe të Amerikës Qëndrore ndërsa ishte duke bërë hulumtime për këtë projekt.
Alejandro Gonzalez Inarritu deri më tani ka fituar “Oscar” për regjinë më të mirë, me “The Revenant” më 2016-të ku kishte protagonist Leonardo DiCaprio dhe një vit më parë për “Birdman”, që po ashtu ka marrë çmimin për filmin më të mirë, transmeton Klan Kosova.