Real Madridi e ka përmbysur në 1-2 rezultatin ndaj Barcelonës në finalen e Kupës së Mbretit.
Ishte Kylian Mbappe ai i cili shënoi super gol nga gjuajtja e lirë që e çoi topin në rrjetë në minutën e 70-të.
Ndërsa, Tchouameni shtatë minuta më vonë shënoi me kokë, duke e kthyer rezultatin në favor të “Mbretërve”.
Barcelona ishte duke udhëhequr “El Clasicon” e Kupës së Mbretit që nga minuta e 28-të kur Pedri shënoi super gol.