Lajmet e fundit

Real Madridi e ka nderuar ish-mbrojtësin e vet, Raphael Varane, pasi ky i fundit u pensionua në moshën 31-vjeçare.
“Varane do të mbetet gjithmonë në zemrën e të gjithë fansave të Real Madridit si njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në historinë e Real Madridit dhe që gjithmonë i ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë”, thuhet në komunikatën e Mbretërve.
Francezi i pati dhjetë vjet të lavdishme te të Bardhët duke e fituar, mes tjerash, Ligën e Kampionëve katër herë.