Lajmet e fundit

Real Madridi e ka mposhtur Dortmundin me përmbysje spektakolare në “Santiago Bernabeu”.
“Mbretërit” pas 45 minutave të para ishin duke u mposhtur nga Dortmundi me dy gola epërsi, të shënuar në minutën e 30-të me Malen dhe në të 34-tën me Gittens.
Spektakëli në “Bernabeu” nisi tek në minutën e 60-të, ku Reali e shënoi golin e parë me Rudigerin, ndërsa tre minuta më vonë e vuri baraspeshën me Viniciusin, njofton Klankosova.tv.
Epërsinë e parë në ndeshje Reali e mori tek në të 83-tën, ku Lucas Vasquez shënoi për 3-2, ndërsa Vinicius shënoi për golin e dytë personal në ndeshje, ndërsa hat-trickun e shënoi në minutën e 93-të.
Me këtë fitore Reali gjendet në vendin e 10-të në tabelë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Dortmundi që aktualisht pozicionohet në vendin e pestë.
Më poshtë gjeni të gjitha rezultate e Ligës së Kampioneve të ndeshjeve që u luajtën sonte:
Milan – Club Brugge 3:1.
Monaco – Crvena Zvezda 5:1.
Aston Villa – Bologna 2:0.
Girona – Slovana Bartislava 2:0.
Juventus – Stuttgart 0:1.
PSG – PSV 1:1.
Real Madrid – Dortmund 5:2.
Sturm Graz – Sproting Lisbona 0:2