Është përuruar fusha e re e streetballit në qendër të Podujevës.
Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, njofton Klankosova.tv.
"Sot u bë përurimi i fushës së re të Streetballit prapa Postës në qendër të qytetit, ku edhe u zhvilluan disa ndeshje mes nxënësve të shkollave fillore", shkroi Bulliqi në Facebook.
Fusha e re e streetballit do të mund të shfrytëzohet nga komuniteti sportiv por edhe nga qytetarët, ndërtimi i kësaj fushe është në vazhden e shumë tereneve sportive që po ndërtohen anembanë Podujevës.
Ndërkaq ndriçimi në fushë do të vendoset për pak ditë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.