Këtë fundjavë luhet xhiroja e 28-të në La Liga ku parashikohen ndeshje të lehta në letër për Barcelonën dhe Real Madridin.
Në Artmotion mund t'i ndiqni plot tetë përballje të kësaj jave në ligën elitare spanjolle duke nisur që sonte në Sport 2 me lojën Alaves-Villarreal (21:00).
Në këtë kanal, të shtunën mund ta ndiqni përballjen Atletico Madrid-Getafe nga ora 16:15, teksa Real Madrid-Elche në Sport 3 nga ora 21:00.
Të dielën në Sport 2 mund ta shikoni ndeshjen midis liderit, Barcelonës, dhe Sevillës, nga ora 16:15.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.