Real Madridi e ka mundur Real Mallorcën me rezultat 2:1 në xhiron e 36-të të La Ligës.
Martin Valjent heshti vendësit kur kaloi Mallorca-n në epërsi në minutën e 11-të.
Madrilenët u orvatën ta barazojnë, dhe këtë e arritën tek në minutën e 68-të pas asistimit nga Luka Modriq.
Vlen të përmendet që ekipi i Carlo Ancelottit hyri në këtë takim me plot 12 mungesa, por në skenë doli lojtari nga akademia, Jacobo Ramon, i cili shënoi në minutën e pestë dhe të fundit shtesë.
Tani, Mbretërit kanë 78 pikë, katër më pak se Barcelona që zë vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, e cila me një fitore nesër ndaj rivalit lokal, Espanyol, e siguron titullin.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.