Real Madridi e ka mposhtur Partizanin me rezultat 85-78, para 20 mijë tifozëve serbë në “Start Arena” të Beogradit, duke e barazuar serinë në 2-2 në kuadër të çerekfinales së EuroLeagues.
Reali e nisi mirë qysh në çerekun e parë me shifrat 27-15. Në çerekun e dytë Partizani u kthye në lojë duke e fituar me 27-18.
Në periudhën e tretë dhe të katërt Reali ishte mirë duke fituar në fund me rezultat 85-78.
Tani gjysmëfinalisti do të përcaktohet në Madrid në ndeshjen e pestë. /Klankosova.tv
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.